Çfarë ndodh përpara se të hapet një program profesional?
Partnership for Sustainable VET: Nga nevojat e tregut drejt programeve të gatshme për kursantët Përpara se një program profesional të hapet për kursantët, zhvillohet një proces i plotë përgatitor që lidh nevojat e tregut të punës me përmbajtjen e trajnimit dhe kushtet e nevojshme për zbatimin e tij.
Në kuadër të projektit “Partnership for Sustainable VET”, ky proces përfshin identifikimin e nevojave të tregut, zhvillimin e kurrikulave, konsultimin dhe bashkëpunimin me bizneset, përgatitjen për licencim, si dhe sigurimin e ambienteve, pajisjeve dhe materialeve të nevojshme për mësimdhënie dhe praktikë.
Një pjesë e rëndësishme e këtij procesi tashmë është realizuar: nevojat janë analizuar, konsultimet me bizneset janë zhvilluar dhe kurrikulat janë përfunduar. Aktualisht, puna është e fokusuar në hapat përgatitorë që mundësojnë kalimin drejt zbatimit të programeve.
Me përfundimin e licencimit dhe përgatitjen e kapaciteteve të nevojshme, programet do të mund të hapen për kursantët dhe të ofrojnë një kombinim të formimit profesional me eksperiencën praktike.
Partnership for Sustainable VET – Aftësi sot, mundësi nesër!