Rreth Nesh

Qendra Pema e Jetes

Rrënjët e forta për një të ardhme të ndritur!

Qendra “Pema e Jetës” është një institucion arsimor dhe kujdesi për fëmijë, i cili ofron mundësi të shkëlqyera për zhvillim dhe arsimim, duke ndihmuar në krijimin e një baze të fortë për një të ardhme të ndritur dhe të suksesshme.

icon

Misioni

Misioni ynë është të ofrojmë kujdes dhe mbështetje të veçantë për çdo fëmijë, duke punuar ngushtë me prindërit, specialistët dhe stafin edukues, për të krijuar kushte që sigurojnë një zhvillim të shëndetshëm.

icon

Vizioni

Vizioni ynë është të ndërtojmë një të ardhme të ndritur për çdo fëmijë, duke i përgatitur ata me dashuri, kujdes dhe edukim të thellë. Ne besojmë se çdo moment i kaluar në kopësht është një mundësi për të mësuar, për t’u rritur dhe për të zbuluar pasionet dhe aftësitë e veta. Ne e shohim edukimin si një mundësi për të formuar individë të suksesshëm dhe të lumtur.

Fakte Interesante

Arritjet tona

icon

00+

Femijë ndër vite

icon

00+

Vite Eksperiencë

icon

00+

Staf i kualifikuar

icon

00+

Certifikime

Pyetje të Shpeshta

Përgjigje

Kopshti është i hapur dhe mirëpret të gjithë fëmijët e moshës 1 – 6 vjeç, pavarësisht nga raca, ngjyra, gjinia, feja, niveli ekonomik apo aftësitë.

Përpara regjistrimit të fëmijës suaj në kopësht, ju duhet të dispononi këto dokumente:

  • Certifikatë personale e fëmijës me foto (2)
  • Kartela e konsultorit
  • Analiza e Coprokulturës
  • Formulari i firmosur

Është e preferueshme që fëmija dhe prindi të bëjnë një përshtatje me kopshtin përpara fillimit të procedurave të regjistrimit. Firmosja e formularit është e detyrueshme për fillimin e frekuentimit të kopshtit nga fëmija.

  • Flisni me fëmijën!
  • Edhe pse mund të jeni nervozë, të stresuar, të shqetësuar për nisjen e çerdhes, përpiquni të jeni gjithmonë pozitiv kur i flisni fëmijës për të.
  • I tregoni fëmijës për gjërat e reja që do të bëjë atje. Shpjegojini që edhe ju keni qenë i/e vogël në çerdhe dhe jeni kënaqur.
  • Shpjegojini që ai/ajo nuk do të jetë vetëm dhe se do ketë persona që do kujdesen vazhdimisht për të.
  • Përmendni vazhdimisht emrat e edukatoreve të grupit ku ndodhet fëmija juaj dhe tregojini për ato (fiziku, sjellja, buzëqeshja, zëri, çfarë bëjnë etj.).
  • Mos i flisni asnjëherë negativisht për edukatoret. Kjo është një gjë shumë e rëndësishme, sepse edukatorja është një figurë e rëndësishme.
  • Mos harroni asnjëherë t’i flisni fëmijës suaj, veçanërisht fëmijës 0-18 muajsh. Edhe pse ai/ajo ende nuk mund të flasë me ju, mund t’ju kuptojë shumë mirë dhe do të reagojë në mënyra të ndryshme, mënyra që ju mund t’i kuptoni nëse e vëzhgoni fëmijën tuaj.
  • Bëni kujdes me emocionet tuaja. Fëmija e kupton shumë mirë edhe “pa fjalë” ankthin që ju përjetoni. Në qoftë se ju nuk ndiheni të sigurt për çerdhen ku e çoni, kini parasysh se edhe fëmija do të ketë të njëjtin reagim.

  • Merrni kohë. Fëmija nuk është i përgatitur që ju ta lini dhe të largoheni. Duhet të rrini aty së bashku me të.
  • Lëreni për pak kohë ditën e parë dhe shtojeni kohën në ditët në vijim, duke ndjekur ecurinë e përshtatjes së fëmijës tuaj.
  • Mund të ndjeheni edhe ju në ankth dhe stres po aq sa fëmijët tuaj, por përpiquni që të jeni pozitiv dhe të gëzueshëm. Fëmijët i ndjejnë emocionet tuaja dhe kjo mund t’i përkeqësojë gjërat.
  • I thoni fëmijës tuaj se kur do të vini. Mos e gënjeni, p.sh. “Mami do shkoj pak dhe do vij shpejt.” Shpjegojani qartë se kur do të vini, duke e lidhur gjithmonë me një aktivitet të fëmijës në çerdhe, p.sh. “Pasi të kesh ngrënë drekën, pasi të kesh mbaruar lojën, pas gjumit, mami ose babi do të vijë të të marrë.”
  • Nëse fëmija juaj qan me dënesë dhe nuk do t’ju lërë që të ikni, kërkoni këshilla nga edukatoret apo psikologia. Lini një numër telefoni për çdo rast.
  • Pasi i keni thënë “Mirupafshim” fëmijës tuaj, mos u shqetësoni më. Përpiquni që përshëndetja e ikjes të jetë e shkurtër. Mos u riktheni. Kjo do t’i bëjë keq fëmijës suaj. Vetëm pasi prindërit largohen me të vërtetë, fëmija është gati të pranojë dhe të fillojë një eksperiencë tjetër për jetën e tij/saj: socializimin dhe eksplorimin!
  • Angazhohuni me fëmijën në një aktivitet. Lëreni të luajë pa u larguar nga dhoma. Ftoni edhe fëmijë të tjerë të luajnë bashkë me ju.
  • Ruani rutinën në shtëpi.
  • Lejojeni të marrë me vete objekte vetjake apo nga shtëpia që i ka për zemër.
  • Mos harroni asnjëherë që çdo fëmijë është i veçantë dhe i menaxhon ndryshimet sipas mënyrës së vet, ndryshe nga të tjerët. Disa prej reagimeve të përkohshme mund të jenë të qarat, dhimbjet e stomakut, dhimbjet e kokës, probleme të gjumit etj. Kujdesuni me dashuri dhe respekt. Kujtoni që këto reagime janë të përkohshme.
  • Mos krijoni periudha shkëputjeje të mëdha nga çerdhja, pasi përshtatja do të jetë edhe më e vështirë.

  • Fëmijët plot energji presin të ndajnë me prindërit emocionet nga dita e tyre në çerdhe. Çdo sjellje, gjest, e qeshur apo britmë, përplasje duarsh apo rrotullim trupi etj., janë gjëra të reja të mësuara që fëmija juaj i tregon plot entuziazëm.
  • Kini durimin, dëshirën, qetësinë për ta shikuar dhe dëgjuar fëmijën, si dhe respektoni eksperiencat e reja që ai/ajo përjeton.
  • Komunikimi dhe ndërveprimi verbal dhe jo verbal me fëmijën janë baza e mirëqenies. Flisni me të për ditën e tij/saj dhe tregojani se çfarë aktivitetesh do bëni tani në shtëpi apo kudo...
banner-img