Kujdesi për Fëmijët

Kopshti Mickey Mouse

Me një eksperiencë 12-vjeçare në edukimin dhe kujdesin ndaj fëmijëve, kopshti ynë ofron një mjedis të sigurt, të ngrohtë dhe stimulues, ku të vegjlit rriten me dashuri dhe përkushtim. Ne krijojmë një ambient ku fëmijët zhvillohen nëpërmjet lojës, kreativitetit dhe mësimit të strukturuar. Shërbimet tona përfshijnë kopshtin me drekë dhe pa drekë, programin pas shkollor dhe kampin veror, duke ofruar një përvojë të pasur edukative dhe argëtuese.

Më shumë

Kurse Profesionale

Qendra "Pema e Jetës"

Qendra e Formimit Profesional ofron kurse të specializuara për aftësim cilësor dhe praktik, duke ndihmuar kursantët të ndërtojnë një karrierë të suksesshme. Programet tona përfshijnë Kursin e Asistentit të Kujdesit për Fëmijët dhe të Moshuarit, Kursin e Operatorit të Shërbimit të Pastrimit dhe Kursin E-Commerce, të dizajnuara për të ofruar njohuri dhe përvojë të vlefshme në tregun e punës.

Më shumë
banner-img

Rrënjët e forta për një të ardhme të ndritur!

Qendra “Pema e Jetës” është një institucion arsimor dhe kujdesi për fëmijë, i cili ofron mundësi të shkëlqyera për zhvillim dhe arsimim, duke ndihmuar në krijimin e një baze të fortë për një të ardhme të ndritur dhe të suksesshme.

icon

Misioni

Misioni ynë është të ofrojmë kujdes dhe mbështetje të veçantë për çdo fëmijë, duke punuar ngushtë me prindërit, specialistët dhe stafin edukues, për të krijuar kushte që sigurojnë një zhvillim të shëndetshëm.

icon

Vizioni

Vizioni ynë është të ndërtojmë një të ardhme të ndritur për çdo fëmijë, duke i përgatitur ata me dashuri, kujdes dhe edukim të thellë. Ne besojmë se çdo moment i kaluar në kopësht është një mundësi për të mësuar, për t’u rritur dhe për të zbuluar pasionet dhe aftësitë e veta. Ne e shohim edukimin si një mundësi për të formuar individë të suksesshëm dhe të lumtur.

Kopshti Mickey Mouse

Shërbimet për fëmijë

Çfarë do të gjeni në kopshtin tonë?

Kopshti Mickey Mouse ju ofron:

banner-img

Kopësht me traditë dhe përvojë profesionale.

banner-img

Program edukimi të standardizuar sipas Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MASH).

banner-img

Staf edukatorësh me përgatitje të lartë, të cilët janë në përputhje me numrin e fëmijëve.

banner-img

Menu ushqimore të balancuar, sipas standardeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

banner-img

Orar i gjatë qëndrimi ditor: 08:00-17:30 (e hënë-e premte) dhe 08:00-12:30 (e shtunë).

banner-img

Vlerësime nga psikologë dhe mjekë për kujdes të plotë dhe gjithëpërfshirës.

banner-img

Këshillim prindëror falas për mbështetje në zhvillimin e harmonishëm të fëmijës tuaj.

banner-img

 Kurse të specializuara për zhvillimin artistik, muzikor, sportiv dhe gjuhësor.

Qendra Pema e Jetës

Nje ditë në kopshtin Mickey Mouse

07:00

Hapja e kopshtit

07:30
08:30

Pritja e fëmijëve
Informimi nga prindërit për ecurinë
Filtri i mëngjesit
Aktivitete të përshtatshme deri në momentin e ngrënies së mëngjesit

08:30
09:30

Mëngjesi
Tualeti pas ngrënies së mëngjesit

10:00
10:30

Programi i Edukimit sipas grup-moshës

10:30

Frutat

10:45
11:30

Aktivitete argëtuese, lojra, dalje në natyrë, etj.

11:30
12:45

Sistemimi i mjediseve para ngrënies
Tualeti para ngrënies
Dreka
Tualeti pas ngrënies

13:15
15:00

Gjumi i drekës

15:00
16:00

Ngrënia e pasdites
Kohë e lirë

16:00
17:30

Largimi nga kopshti
  • 1000+

    Femijë ndër vite

  • 15+

    Vite Eksperiencë

  • 15+

    Staf i kualifikuar

  • 4+

    Certifikime

Aftësim cilësor dhe praktik

Kurse Profesionale

Na kontaktoni për më shumë informacion rreth kurseve dhe regjistrimeve

Momente nga aktivitetet në kopshtin Mickey Mouse

Galeria jonë